Gjermania i del kundër Trumpit lidhur me Gazën
Popullsia palestineze nuk duhet të zhvendoset nga Gaza, ka vlerësuar të hënën ministria e Jashtme gjermane, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kishte deklaruar se Jordania dhe Egjipti duhet të pranojnë palestinezë, në mënyrë që vendi të pastrohet nga shkatërrimi i luftës.
Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme gjermane, ka thënë se Berlini zyrtar ndan pikëpamjen e Bashkimit Evropian, partnerëve arabë dhe Kombeve të Bashkuara, se “popullsia palestineze, nuk duhet të dëbohet nga Gaza, dhe se Gaza nuk duhet të pushtohet përgjithmonë ose të rikolonizohet nga Izraeli”, raporton Reuters.
Jordania tashmë është shtëpia e disa milionë palestinezëve, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë jetojnë në Egjipt.