Gjermania fillon trajnimin e ushtarëve ukrainas për tanket ‘Leopard’

Gjermania fillon trajnimin e ushtarëve ukrainas për tanket ‘Leopard’

Ushtria e Gjermanisë ka filluar të trajnojë ushtarë ukrainasë për tanket ‘Leopard 2’, transmeton Anadolu.

Nadine Krüger, zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, theksoi se ushtarët ukrainasë sot kanë filluar trajnimin. Ai shtoi se trajnimi do të kryhet në Shkollën e Tankeve në Munster në rajonin Saksonia e Poshtme.

Ndër të tjera, Krüger njoftoi se trajnimi do të përfundojë në fund të tremujorit të parë të vitit.

Qeveria gjermane ka deklaruar se Ukrainës do t’i japë 14 tanke kryesore të betejës të llojit ‘Leopard 2 A6’.

MARKETING