Girona merr kryesimin në La Liga

Girona merr kryesimin në La Liga

Pas fitores së gjashtë rresht në La Liga, Girona ka marrë edhe kryesimin në La Ligën spanjolle.

Girona të mërkurën mposhti me rikthim të rezultatit Villarrealin në udhëtim 2:1, në kuadër të xhiros së shtatë të La Ligas.

Dani Parejo shënoi për Villarrealin nga penalltia në minutën e 49-të. Megjithatë, golat e Artem Dovbykut në minutën e 56-të dhe Eric Garcias në minutën e 61-të, bënë që Girona të marrë pikët e plota nga ky udhëtim.

Girona, që ka edhe një barazim, pas shtatë ndeshjeve ka 19 pikë, një më shumë se Real Madridi. Villarreali mbetet me shtatë pikë. Ndeshja tjetër mes Athletic Bilbaos dhe Getafes është mbyllur baras, 2:2.

MARKETING