Gir: Sundimi i ligjit është thelbësor për proceset integruese evropiane të vendit

Gir: Sundimi i ligjit është thelbësor për proceset integruese evropiane të vendit

Sundimi i ligjit është thelbësor për proceset integruese evropiane të vendit, tha ambasadori evropian Dejvid Gir në pyetjen e gazetarit për zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor gjatë vizitës së sotme në Komunën e Novosellës.

Sipas tij, kjo përfshin zhvillimin e një gjyqësori të pavarur dhe profesional dhe të një prokurorie publike që përfshin standardet më të larta.

“Javët dhe muajt e fundit shohim zhvillime që nuk shkojnë në drejtimin që presim ne në Bashkimin Evropian, në drejtim të përmbushjes së standardeve që nevojiten për integrimin evropian të vendit tuaj. Nuk ka asnjë rrugë të shkurtër që do të çojë në zbatimin e reformave që lidhen me sundimin e ligjit. Ne presim që procesi i reformës të vazhdojë me vendosmëri, sepse kjo është mënyra e vetme sipas të cilës ky vend mund të bëhet anëtare e BE-së dhe mbi të gjitha kjo është në interes të qytetarëve”, tha ambasadori Gir.

Ai shtoi se mund t’i garantojë qytetarët e Maqedonisë se do t’i përcjellin nga afër të gjitha zhvillimet lidhur me sundimin e ligjit, nga dita e parë e procesit të anëtarësimit deri në ditën e fundit kur vendi të bëhet anëtar i BE-së.

MARKETING