Gëzohet Galtier/ Mbappe, Messi e Verratti kthehen në stërvitje

Gëzohet Galtier/ Mbappe, Messi e Verratti kthehen në stërvitje

Lajm i mirë për Christophe Galtier dhe Paris Saint-Germain. Kylian Mbappe, Marco Verratti dhe Lionel Messi janë të pranishëm në seancën stërvitore të mëngjesit, në prag të ndeshjes së parë të fazës së 16-të Champions League kundër Bayern Munich.

Tre lojtarët munguan të shtunën në humbjen e rëndë kundër Monaco-s dhe tashmë duket se do të jenë në dispozicion për ndeshjen e të martës në Parc des Princes.

Messi dhe Verratti pritet të luajnë që në minutën e parë, francezi mund të përdoret si armë gjatë ndeshjes, por nuk përjashtohet si mundësi që ai të jetë titullar. I vetmi që mungon Renato Sanches.

MARKETING