Gaza, protestë kundër forcave izraelite që vranë 6 palestinezë në kampin e refugjatëve në Jenin

Gaza, protestë kundër forcave izraelite që vranë 6 palestinezë në kampin e refugjatëve në Jenin

Në Rripin e Gazës e cila është nën bllokadën izraelite, palestinezët protestuan kundër forcave izraelite që vranë 6 palestinezë dhe plagosën 26 persona gjatë bastisjes në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Qindra palestinezë u mblodhën pranë kufirit izraelit në Gaza, duke protestuar kundër sulmit të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve në Jenin.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimin “Gaza dhe Jenin një zemër” dhe “Liri për të burgosurit palestinezë”, si dhe fotografi të palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite në Jenin.

Protestuesit të cilët brohoritën parulla kundër bastisjeve të qeverisë së Tel Avivit në Bregun Perëndimor, dënuan në deklaratën e tyre vrasjen e palestinezëve nga Izraeli.

Çfarë kishte ndodhur?

Gjashtë palestinezë u vranë dhe 26 tjerë u plagosën në bastisjen e ushtarëve izraelitë në kampin e refugjatëve në Jenin në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.

Gjithsej 74 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i vitit si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtria izraelite dhe kolonët hebrenj.

MARKETING