Gaspar: Jemi të kënaqur nga grupi punues për ndryshimin e ligjeve për furnizimin më të lehtë të ilaçeve

Gaspar: Jemi të kënaqur nga grupi punues për ndryshimin e ligjeve për furnizimin më të lehtë të ilaçeve

Jemi të kënaqur me grupin punues për ndryshimin e ligjeve për blerje më të lehtë të ilaçeve, deklaroi për MIA-n, kryetari i Shoqatës për fibrozë cistike, Fiki Gaspar, pas takimit të sotëm në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit për sigurime shëndetësore, nga furnizime publike, si dhe nga Qeveria, punon shpejt dhe me përkushtim. Po punohet për ndryshimin e tre ligjeve. Si Shoqatë, këtë e kërkonim dhe tani për tani besojmë se procesi do të ketë një rezultat pozitiv”, nënvizoi Gaspar.

Ai përsëriti se po punohet për një zgjidhje sistematike, jo vetëm për ta, por edhe për probleme të tjera si ato të tyre.

“Shpresoj se nuk do të ketë shumë pengesa dhe së shpejti do të dalë një projektligj që do të mund të shkojë në Kuvend”, shtoi Gaspar.

Ai kujtoi se nuk ka probleme me importin intervenues të ilaçit “trikafta”, i nevojshëm për personat me fibrozë cistike, është porositur dhe tashmë kompania pret që ta përfundojë punën e saj.

 

MARKETING