Gaspar: Ilaçi “Trikafta” ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut
Ilaçi “Trikafta” ka mbërritur në vend, ka konfirmuar për MIA, kryetari i Shoqatës së Fibrozës Cistik, Fiki Gaspar.
Ai ka treguar se ilaçi ka mbërritur në vend të hënën, por se ende nuk është shpërndarë në klinikë, pasi janë në pritje të përfundimit të procedurave administrative.
“Tani duhet të kalojnë procedura burokratike, dogana, miratim,… Por me shumë mundësi, edhe pse jozyrtarisht, tashmë të premten pacientët mund të thirren për të marrë vetë ilaçin. Ilaçi duhet të arrijë në klinikë deri në fund të javës”, theksoi Gaspar.
Kryetari i Shoqatës së Fibrozës Kistike tha se sot kanë pasur një takim me ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe kanë biseduar për aktivitetet e ardhshme.
“Biseduam për shumë gjëra, për planet që ka për të ardhmen. Ata janë të njohur me të gjitha, do ta bëjmë punën siç e kemi bërë deri tani”, shtoi Gaspar.