Gashi takon përfaqësuesit e NED dhe EPI, në fokus forcimi i rolit të Kuvendit

Gashi takon përfaqësuesit e NED dhe EPI, në fokus forcimi i rolit të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka pritur në takim përfaqësues të Fondacionit Kombëtar për Demokraci (NED) dhe Institutit për Politikë Europiane (EPI), me të cilët ka diskutuar për avancimin e rolit të Kuvendit, rritjen e pjesëmarrjes qytetare dhe modernizimin e institucionit ligjvënës.

Pas takimit, Gashi theksoi rëndësinë e partneritetit me organizatat që ndajnë të njëjtin vizion për zhvillimin demokratik të vendit.

“Një Kuvend i hapur, transparent dhe me rol të fuqishëm mbikëqyrës kërkon partnerë që ndajnë të njëjtin vizion. Kemi biseduar për prioritetet tona të përbashkëta në forcimin e demokracisë, rritjen e pjesëmarrjes qytetare dhe modernizimin e Kuvendit”, deklaroi ai.

Sipas Gashit, bashkëpunimi i deritanishëm me organizatat partnere ka dëshmuar rezultate pozitive dhe krijon hapësirë për zgjerimin e iniciativave që kontribuojnë në përmirësimin e funksionimit të institucioneve dhe rritjen e përfshirjes së qytetarëve.

Ai ritheksoi se Kuvendi mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, llogaridhënies dhe fuqizimit të pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset demokratike, duke e cilësuar këtë si një nga prioritetet kryesore të institucionit.

MARKETING