Gashi pret homologun nga Bosnja, në fokus bashkëpunimi dhe integrimi në BE

Gashi pret homologun nga Bosnja, në fokus bashkëpunimi dhe integrimi në BE

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi një takim me Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Bosnjë dhe Hercegovinës, Kemal Ademović, në kuadër të Konferencës së Iniciativës Adriatiko-Joniane që po mbahet në Shkup.

Gjatë takimit, Gashi theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira dypalëshe dhe të bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve. Ai vuri në pah rolin e diplomacisë parlamentare, si dhe të grupeve të miqësisë në forcimin e lidhjeve institucionale.

“Rikonfirmuam marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm ndërmjet vendeve tona”, deklaroi Gashi.

Ai nënvizoi se bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian mbeten prioritete të përbashkëta, duke vlerësuar gjithashtu kontributin e diasporës dhe komuniteteve në afrimin e dy shteteve.

“U dakorduam të intensifikojmë më tej partneritetin, me synim të përbashkët për përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian”, theksoi kryeparlamentari.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, si dhe për rëndësinë e projekteve infrastrukturore që synojnë përmirësimin e ndërlidhjes rajonale.

MARKETING