Gashi për dorëheqjet në degën e Çairit të Alternativës: Bëhet fjalë për anëtarë që gjatë kohë nuk janë pjesë e partisë!

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi gjatë konferencës së sotme për media të frontit opozitar, u pyet edhe për dorëheqjet e mbrëmshme të disa anëtarëve të degës së Alternativës në Çair.

Gashi tha se bëhet fjalë për disa anëtarë që gjatë kohë nuk janë pjesë e Alternativës.

“Unë mund të flas vetëm për anëtarë të Alternativës. Por në parim duhet të dihet një send. Në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme po e shihni se bëhet fjalë për dy blloqe në kampin politik shqiptarë. Secili qytetarë secili aktivist e ka të drejtën e vet të zgjedh të jetë me kampin opozitar apo me kampin e shumicës. Prandaj nuk dua të paragjykoj askënd, gjitha lëvizjet që do bëhen prej tash e deri në zgjedhje do jenë vetëm në këtë funksion. Ai që dëshiron të jetë me opozitën dhe donë ndryshimin vjen te ne, ai që dëshiron të qëndroj dhe të vazhdoj ky pushtet i këtillë i korruptuar me gjithë këto standardet që janë vështirësu për qytetarët do të shkojnë atje. Në këtë frymë e shoh edhe lëvizjen e djeshme”, deklaroi Gashi.

MARKETING

Të ngjajshme

Zbardhet plantacioni ilegal në Strumicë: Kallëzim penal për dy persona dhe sekuestrim i 680 kg kanabis STRUMICË – Një operacion i përbashkët i policisë ka çuar në zbulimin e një plantacioni ilegal kanabisi në rajonin e Strumicës. SPB Strumicë ka paraqitur kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore Publike kundër dy personave, Z.M. (34) dhe A.T.G. (30), të dy nga Komuna e Novo Sellës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“, parashikuar nga neni 215 i Kodit Penal.  Sipas informacioneve zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), pas një marrëveshjeje paraprake mes tyre, të dyshuarit kishin përgatitur një pjesë të fshehur të një parcele në vendin e quajtur “Matnik“, në zonën e fshatit Sekirnik. Aty ata kishin përpunuar tokën, kishin mbjellë dhe kultivuar bimë të kanabisit me qëllim prodhimin e marihuanës.  Operacioni u realizua në bazë të urdhrit të gjykatës, ku nëpunësit policorë të SPB Strumicë, të ndihmuar nga mbështetja teknike e Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Lindje, ndërmorën veprime operative dhe masa të posaçme hetimore. Gjatë këtij aksioni janë siguruar prova të pakundërshtueshme për përfshirjen e të dyshuarve, të cilët janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin Policor të Strumicës.  Gjatë bisedës zyrtare me organet e rendit, të dyshuarit kanë pranuar se pasi kishin siguruar farat, kishin krijuar plantacionin ilegal dhe i kishin kultivuar bimët.  Në kuadër të aksionit, policia ka konfiskuar disa kërcej me lartësi të ndryshme, pesha totale e të cilave kap shifrën e rreth 680 kilogramëve. Pas plotësimit të dokumentacionit përkatës dhe ngritjes së kallëzimit penal, dy të dyshuarit janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore në Strumicë për marrjen e masave të mëtejshme juridike.