Gashi kërkon të hetohen kërcënimet ndaj deputetëve të BDI-së

Gashi kërkon të hetohen kërcënimet ndaj deputetëve të BDI-së

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka reaguar ndaj kërcënimeve të cilat deputetët e BDI-së i morën në mesazhe elektronike dje nga një dërgues i panjohur.

 

Kryeparlamentari Gashi kërkon që institucionet kompetente të hetojnë incidentin dhe zbulojnë personat që qëndrojnë pas këtyre kërcënimeve.

“Kryetari i Kuvendit dënon ashpër çdo formë kërcënimi, tentativë për dhunë apo nxitje për dhunë. Deputetët zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe liria e fjalës është e pacenueshme, ajo nuk duhet të kërcënojë lirinë e të tjerëve. Anonimiteti në dërgimin e mesazheve të tilla ose në mediat sociale mund t’i japë dërguesit ndjenjë mosndëshkimi, por duhet të pranojmë që institucionet tona janë aktive dhe të afta. Kryetari Gashi është i bindur se dërguesi do të identifikohet dhe sanksionohet”, thuhet në reagimin e kabinetit të kreut të kuvendit.

MARKETING