Galatasaray ka shprehur interesim për transferimin e Granit Xhakës

Granit Xhaka është një figurë e rëndësishme tek Bayer Leverkuseni, klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028.
Megjithatë, gjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar thashetheme se 32-vjeçari mund të largohet nga Gjermania në verë.
Sipas një raportimi nga gazetarët e Sky Sports, Florian Plettenberg dhe Dennis Bayer, Galatasaray është e gatshme të bëjë një ofertë për ta joshur Xhakën të kalojë në Turqi në verë.
Gjithnjë sipas raportimeve, tashmë ka pasur nëj takim mes Xhakës, babait të tij, Galatasaray dhe një personi ndërmjetësues.
Përveç ofertës nga Galatasaray, ylli kosovar besohet se ka oferta edhe nga Arabia Saudite.
Sidoqoftë, qëllimi i Leverkusenit është që ta mbajnë Xhakën në ekip, me kontratën e tij që skadon në 2028.
Xhaka u bë pjesë e ‘Aspirinave’ në qershor të vitit 2023, duke u transferuar atje nga Arsenali për shumën e 15 milionë eurove./