Futbollisti u zgjua për ta falur namazin e sabahut, arriti që të dalë jashtë dhe të shpëtojë!
Kevin Soni, sulmuesi 24-vjeçar i Hataysporit, është një nga futbollistët e lënduar lehtë nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë.
Tërmeti i parë shkatërrues me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter ndodhi të hënën në orën 4:17 të mëngjesit dhe pjesa më e madhe e qytetit të Hatay u rrafshua me tokë.
Kamerunasi, i cili para fillimit të këtij sezoni mbërriti si i huazuar te Hatayspor nga Asteras, ishte zgjuar dhe arriti të arratisej nga shtëpia.
“Unë jam mysliman, kam shpëtuar pasi isha i zgjuar, doja të prisja deri në orën 6:40 të mëngjesit për të falur namazin e mëngjesit. Nëse do të kisha fjetur në momentin e tërmetit, nuk do të mund të dilja nga shtëpia dhe mendoj se do të kisha qenë nën rrënoja”, ka thënë Soni.
Hatayspor ka vendosur që të mos vazhdojë garat në Superligën e Turqisë pas tërmetit shkatërrues.