Fundjava sjell xhiron e 20-të, Struga pret në shtëpi Shkupin

Fundjava sjell xhiron e 20-të, Struga pret në shtëpi Shkupin

Liga e Parë e futbollit në Maqedoninë e Veriut këtë fundjavë vjen me ndeshjet e xhiros së 20-të në program. Këtë xhiro e hap derbi në mes Struga Trim Lumit dhe Shkupit që do të luhet të shtunën duke nisur nga ora 14:00. Struga në këtë përballje vjen pas barazimit pa gola në transfertën e Rabotniçkit, ndërsa Shkupi mposhti Voska Sportin me rezultatin bindës 3:0. Ndërkohë pesë ndeshjet tjera do të zhvillohen të dielën.

Shkëndija pret në Tetovë Gostivarin, Voska Sporti takohet me Sileksin, ndërsa Brera Strumica do t’i mat forcat me Makedonija Gjorçe Petrovin. Ndryshe në dy ndeshjet tjera do ta takohen Vardari – Bregallnica dhe Tikveshi – Rabotniçki. Të gjitha sfidat zhvillohen nga ora 14:00. /SHENJA/

MARKETING