Fundjava sjell xhiron e 10-të në Ligën e Parë

Fundjava sjell xhiron e 10-të në Ligën e Parë

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Ditën e nesërme janë në program katër ndeshje, me Shkupin që do të luajë ndaj Tikveshit në Kavadar, përderisa Gostivari do të jetë mysafire e Brera Strumicës.

Në këtë xhiro, Voska Sport në shtëpi do të pret Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Bregallnica do të luaj me Rabotniçkin. Të gjitha këto takime luhen të shtunën, duke nisur nga ora 14:00.

Ndërkohë për të dielën janë rezervuar dy përballje tjera. Shkëndija e Tetovës do të jetë mysafire e Vardarit në kryeqytet, ndërsa kampionët në fuqi, Struga Trim Lum pret Sileksin.

Kujtojmë se pas zhvillimit të kësaj xhiroje, kampionati elitar shkon në pauzë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese dhe rikthehet me 22 tetor me ndeshjet e xhiros së 11-të.

MARKETING