Fronti Europian hapi shtabin zgjedhor në Zelenikovë – Baki: Bashkë do të shkruajmë historinë në zonën zgjedhore 3

Fronti Europian hapi shtabin zgjedhor në Zelenikovë – Baki: Bashkë do të shkruajmë historinë në zonën zgjedhore 3

Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, dje ka realizuar takime me qytetarët në Konjare të Mesme dhe në komunën e Zelenikovës. Në kuadër të Frontit Europian, u bën hapjet e shtabeve zgjedhore, ndërkaq në lidhje me hapjen e shtabit zgjedhor në Zelenikovë, Baki ka shkruar kështu:

Unë, bartësi i listës së Frontit Europian dhe kandidati për deputet Prof. dr. Sulejman Baki, bashkë me zëvendës Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve z. Bekim Rexhepi dhe koordinatorin e BDI-së për njësinë e tretë zgjedhore z. Nefi Durmishi realizuam hapjen e shtabit zgjedhor në fshatin Moranë pranë komunës së Zelenikovës.

Në fjalimin e rastit e nënvizova rëndësinë e bashkimit dhe unitetit dhe potencova që do e shkruajmë bashkë historinë në njësinë zgjedhore numër 3.

Bashkë do i fitojmë zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit!

MARKETING