Freiburgu eliminon Bayernin nga Kupa e Gjermanisë

Freiburgu eliminon Bayernin nga Kupa e Gjermanisë

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel pësoi sonte humbje në shtëpi ndaj Freiburgut, sfidë e vlefshme për një biletë në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel pësoi sonte humbje në shtëpi ndaj Freiburgut, në ndeshjen e vlefshme për fazën çerekfinale të kësaj gare.
Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 1:2. Kjo ndeshje u vendos në minutat e fundit.

Dayot Upamecano (19’) kaloi fillimisht Bayernin në epërsi, teksa Nicolas Hofler (27’) barazoi shifrat.

Derisa ndeshja po shkonte drejt mbylljes me rezultat të barabartë, mysafirët fituan një penallti në minutat e fundit (90+5’), të cilën e shndërroi në gol Lucas Holer.

Freiburgu kundërshtarin e ardhshëm do ta mësojë pas tërheqjes së shortit.

MARKETING