Franca hap hetim për torturë dhe krime lufte lidhur me trajtimin e aktivistëve të flotiljes për Gazën

Franca hap hetim për torturë dhe krime lufte lidhur me trajtimin e aktivistëve të flotiljes për Gazën

Zyra Kombëtare e Prokurorit Kundër Terrorizmit e Francës (PNAT) ka hapur një hetim për akuza për torturë dhe krime lufte lidhur me trajtimin e aktivistëve francezë në një flotilje ndihmash për Gazën, e cila u ndalua nga forcat izraelite, transmeton Anadolu.

Hetimi u hap pas një referimi nga ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Nowl Barrot, lidhur me trajtimin e shtetasve francezë në anije.

Barrot për France Inter tha se e ka referuar çështjen te prokuroria publike sipas nenit 40 të Kodit të Procedurës Penale të Francës, pasi kishte marrë informacione për dhunë të pretenduar ndaj aktivistëve francezë në flotilje, e cila u ndalua nga marina izraelite pranë Qipros më 18 maj.

Disa aktivistë që pretendojnë se janë torturuar janë marrë në pyetje nga hetuesit.

Pas ndalimit të aktivistëve, një video e publikuar nga Izraeli ku shihej ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, duke kaluar mes të ndaluarve të gjunjëzuar me duar të lidhura me zinxhirë shkaktoi reagime të gjera ndërkombëtare.

Franca më pas i ndaloi hyrjen në vend ministrit Ben-Gvir.

Hetimi raportohet se po zhvillohet për akuza për torturë, sipas Konventës së OKB-së kundër Torturës të vitit 1984, si dhe për krime lufte.

MARKETING