(FOTO) Protestat për Zvërnecin shpërthejnë edhe në Milano

(FOTO) Protestat për Zvërnecin shpërthejnë edhe në Milano

Në Milano të Italisë, anëtarë të komunitetit shqiptar nga Italia veriore dhe aktivistë mjedisorë organizuan protestë, duke theksuar se zonat e mbrojtura në lagunën e Nartës të Shqipërisë dhe në deltën e lumit Vjosa kërcënohen nga një projekt turizmi luksoz.

Protestat, të cilat filluan në Shqipëri, u bënë shpejt një nga lëvizjet më të mëdha mjedisore në vend vitet e fundit.

Duke mbajtur banderola dhe tabela që shkruanin “Shqipëria nuk është në shitje”, protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj aktiviteteve të ndërtimit në zonat e mbrojtura dhe brohoritën slogane të tilla si “Shqipëria është e jona”.

Ndryshe, pas debatit dhe reagimeve të shumta që kanë shoqëruar ditët e fundit projektin e investimit në zonën e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se synimi i projektit është transformimi i zonës dhe rritja e potencialit turistik të vendit.

“Dua të sjell një investim 4 miliardë në funksion të një projekti që e kthen Vlorën në beben e syrit të turizmit në këtë anë të botës, ndërsa Shqipërinë e ngjit në Ligën e Kampionëve të turizmit botëror”, u shpreh ai. /AA/

 

 

MARKETING