FOTO/ “Nuk është Kylian Saint-Germain”, Mbappe shpërthen kundër klubit, krisje mes palëve

Nuk ka paqe mes Kylian Mbappe dhe PSG. Këtë herë për të ndezur debatin ndërmjet palëve ka mjaftuar një video, një fushatë reklamuese e klubit për abonimet në sezonin 2023/2024. Ashtu siç pritej, në qendër të fushatës ishte Kylian Mbappe, por ky detaj nuk është pritur mirë nga ylli francez i cili ka reaguar fort në një postimi në rrjetet e tij sociale:

“Sapo pashë fushatën e klubit për biletat e sezonit 2023/24 dhe dua të theksoj se në asnjë moment nuk kam qenë i informuar për përmbajtjen e videos. Nuk jam aspak dakord me videon që është postuar, sepse për këtë arsye unë kam luftuar për të drejtat e imazhit. PSG është një klub i madh, por nuk bëhet fjalë për Kylian Saint-Germain”, shkroi 24-vjeçari në rrjetet sociale.

Menjëherë pas këtij reagimi klubi i PSG e fshiu videon, ndërsa ai që e priti më keq ishte presidenti Al-Khelaifi. Shumë figura të futbollit francez kanë dalë kundër këtij reagimi nga ana e Mbappe, ndërsa mediat flasin edhe një herë për një krisje mes palëve. Kujtojmë që Mbappe rinovoi kontratën e tij me PSG një vit më parë, kontratë që përfundon në 2024, vit ku sipas mediave, Mbappe pritet të largohet falas për tu bashkuar me Real Madrid.

MARKETING