FORMULA 1, VERSTAPEN FITON NË MONAKO

FORMULA 1, VERSTAPEN FITON NË MONAKO

Piloti i skuderisë së Redbullit, Maks Verstapen ka fituar garën për Çmimin e Madh të Monakos të zhvilluar sot në kuadër të Botërorit në Formula 1. Verstapen e nisi dhe e mbylli i pari garën në Monako, duke lënë pas vetes Fernando Alonson e Aston Martinit dhe Esteban Okon e skuderisë Alpin. Top 5-shja në këtë garë u kompletua me dy pilotët e Mercedesit, me Hamilton që përfundoi i katërti dhe Rasëll që e mbylli pas tij. Maks Verstapeni për herë të dytë në karrierën e tij fiton garën në Monako, pas asaj të fituar në vitin 2019. Kampionati i Formulës 1 vazhdon javën tjetër ku në program është gara për Çmimin e Madh të Spanjës.

MARKETING