Formula 1, Sainz triumfon në Australi

Formula 1, Sainz triumfon në Australi

Garuesi spanjoll i Ferrarit, Carlos Sainz, ka fituar garën Shpërblimit të Madh të Australisë të mbajtur të dielën.

Sainz la prapa vetes kolegun e tij te Ferrari, Charles Leclerc.

Kampioni dhe lideri i Formula 1, Max Verstappeni i Red Bullit, u desh të tërhiqej pas vetëm katër rrathëve për shkak të një problemi me frena.

Lando Norris i McLarenit përfundoi i treti, ndërsa Oscar Piastri i McLarenit doli i katërti. Sergio Perez i Red Bullit përfundoi në vend të pestë.

Verstappen kryeson me 51 pikë, katër më tepër se Leclerc që zë vendin e dytë. Perez është i treti me 46 pikë.

MARKETING