Shkëndija ndahet me Sebastijan Spahiu

Shkëndija ndahet me Sebastijan Spahiu

Sulmuesi anësor Sebastijan Spahiu nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës. Klubi tetovar dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje të përbashkët për ndërprerjen e parakohshme të bashkëpunimit. Shkëndija e ka falënderuar Spahiun për kontributin e dhënë gjatë periudhës së kaluar në klub, duke i uruar shumë sukses në vazhdim të karrierës. Me këtë, përfundon aventura e sulmuesit në radhët e klubit tetovar. Spahiu tani do të kërkojë një klub të ri për të vazhduar karrierën. Spahiu iu bashkua Shkëndijës në vitin 2025, pasi më parë kishte luajtur në Iran. Gjatë karrierës së tij, ai ka veshur edhe fanellat e Egnatias, Laçit, klubeve spanjolle Izarra dhe Guijuelo, si dhe skuadrës belge Mouskron.

MARKETING