Formacioni i kombinuar me lojtarët e Liverpoolit dhe Realit para duelit mes tyre

Formacioni i kombinuar me lojtarët e Liverpoolit dhe Realit para duelit mes tyre

Faza e të tetës së finales në Ligën e Kampionëve i ka vënë përballë dy prej skuadrave më të suksesshme në garën më të madhe evropiane për klube.

Të martën mbrëma në Anfield do të ndeshen finalistët nga edicioni i kaluar, Liverpooli dhe Real Madridi.

Përballja ndërmjet tyre vjen në një periudhë interesante të sezonit, kur Redsat janë duke u përpjekur të kthehen kah vendet e para në tabelë, kurse Los Blancos duan ta ngushtojnë diferencën me Barcelonën në garën për titull.

Para derbit ndërmjet këtyre skuadrave, Sportsmail e ka bërë përzgjedhjen e formacionit më të mirë të kombinuar:

Portier: Alisson Becker (Liverpool)

Mbrojtës i krahut të djathtë: Trent Alexander-Arnold (Liverpool)
Qendërmbrojtës: Virgil van Dijk (Liverpool)
Qendërmbrojtës: Antonio Rudiger (Real Madrid)
Mbrojtës i krahut të majtë: David Alaba (Real Madrid)

Mesfushor qendror: Luka Modric (Real Madrid)
Mesfushor qendror: Eduardo Camavinga (Real Madrid)
Mesfushor qendror: Federico Valverde (Real Madrid)

Anësor i djathtë: Mohamed Salah (Liverpool)
Anësor i majtë: Vinicius Junior (Real Madrid)

Qendërsulmues: Karim Benzema (Real Madrid)

MARKETING