Forcat ukrainase përdorin mbi 110 modele të ndryshme të automjeteve që u janë dhënë nga 20 vende

Forcat ukrainase përdorin mbi 110 modele të ndryshme të automjeteve që u janë dhënë nga 20 vende

Mbi 110 modele të mjeteve motorike të prodhuara në Ukrainë por edhe nga vende të ndryshme, janë futur në përdorim nga Forcat e Armatosura të Ukrainës që nga fillimi i luftës në mars të vitit 2022.

Në veçanti, 60 lloje të tyre janë adaptuar për përdorim ushtarak gjatë pesë muajve të fundit, transmeton Telegrafi.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka njoftuar se kategoria e veturave ndryshon, nga ato  të blinduara – për terrene malore e deri te motoçikletat për operacione speciale.

Nga këto vetura përfshihen disa që janë prodhuar në 20 vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Suedia, Britania e Madhe dhe Italia.

Veturat për terrene malore të prodhuara nga gjigantët japonezë dhe evropianë, janë gjithashtu pjesë e kësaj palete që i janë dhënë ukrainasve për të ndalur agresionin rus.

MARKETING