Forcat ruse dështojnë ta pushtojnë qytetin e Donetskut

Forcat ruse dështojnë ta pushtojnë qytetin e Donetskut

Forcat çeçene udhëhoqën një përpjekje të pasuksesshme për të pushtuar qytetin e vogël të Marivka pranë qytetit Donetsk në Ukrainën lindore.

Kështu ka njoftuar autoritetet e inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

Ofensiva ruse ndodhi në një zonë ku vija e frontit nuk ka ndryshuar shumë që nga viti 2015.

Luftimet e ashpra vazhdojnë në disa zona përgjatë frontit, me Ministrinë e Mbrojtjes duke thënë se Ukraina “mban iniciativën” në shumicën e zonave.

Përditësimi konfirmoi gjithashtu se përmbytjet nga shembja e digës Kakhovka vazhduan të rriteshin gjatë ditës sëd jeshme, por sot pritet të fillojnë të zvogëlohen.

Ndryshe, forcat ruse kanë bombarduar një digë ukrainase duke rrezikuar jetën e mbi 20 mijë personave që jetojnë në atë zonë.

MARKETING