Forcat izraelite rrënuan një shtëpi palestineze në Kudsin Lindor

Forcat izraelite rrënuan një shtëpi palestineze në Kudsin Lindor

Forcat izraelite shkatërruan shtëpinë e një familjeje palestineze me 4 fëmijë në Kudsin Lindor të pushtuar me arsyetimin se ishte “e palicencuar”, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, forcat izraelite bastisën lagjen Jabal al-Mukebber në Kudsin Lindor në mëngjes.

Njoftohet se ka pasur tensione mes banorëve të lagjes të cilët reaguan ndaj bastisjes dhe forcave izraelite. Gjatë incidenteve, forcat izraelite arrestuan një palestinez.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze deklaroi se 8 persona janë prekur nga gazi lotsjellës ndërsa 2 persona janë rrahur nga forcat izraelite.

Forcat izraelite më vonë shkatërruan shtëpinë e palestinezit Ed’hem Bashir me arsyetimin se ishte “e palicencuar”.

“Ne kurrë nuk do të përkulemi para tyre”

Bashir tha se shtëpia e tij prej 140 metrash katrorë është ndërtuar 15 vite më parë ndërsa vendimi për shembjen është marrë para 5 vitesh.

Duke theksuar se shkatërrimi nuk do të pakësojë vendosmërinë e popullit palestinez, Bashir tha: “Ne kurrë nuk do të përkulemi para tyre (forcave izraelite), nuk do t’u kushtojmë vëmendje vështirësive financiare që na janë imponuar. Pavarësisht tyre, unë dhe fëmijët e mi do rindërtojnë shtëpinë që e shkatërruan”.

Sipas lajmit të Al Jazeera-s, forcat izraelite lanë familjen Bashir me katër fëmijë të pastrehë dhe shkulën pemët përreth shtëpisë.

Në vitin 2020, forcat izraelite shkatërruan shtëpinë 50 metra katrorë të Khalid Mahmud Bashir-it, kusheririt të Ed’hem Bashir-it në të njëjtën lagje.

Thuhet se 20 për qind e lagjes Jabal al-Mukebber ku jetojnë rreth 32 mijë palestinezë, është konfiskuar për të ndërtuar një vendbanim hebre.

Ndërsa Izraeli shkatërron shtëpitë dhe strukturat palestineze në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor, të cilat i pushtoi në vitin 1967, me arsyetimin se ato janë “të palicencuara”, përpjekjet e palestinezëve për të marrë licenca shpesh dështojnë për shkak të praktikave penguese të autoriteteve izraelite.

MARKETING