FMN: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut këtë vit me rritje prej 1,4 për qind

FMN: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut këtë vit me rritje prej 1,4 për qind

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut këtë vit do të regjistrojë rritje prej 1,4 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm 3,6 për qind, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtarë (FMN) në Botimin e publikuar për ekonominë botërore në vitin 2023.

Pas normave dyshifrore në vitin 2022, këtë vit inflacioni në Maqedoninë e Veriut do të ngadalësohet dhe do të arrijë në 9.2 për qind.

Nga vendet e rajonit, rritjen më të lartë ekonomike këtë vit do ta shënojnë Kosova 3.5 për qind dhe Mali i Zi 3.2 për qind. BPV-ja e Greqisë do të rritet me 2.6 për qind, e Shqipërisë me 2.2, e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës me 2.0, e Kroacisë me 1.7 dhe e Bullgarisë me 1.4 për qind.

Në nivel global, FMN-ja nuk pret një recesion këtë vit, por një rritje prej 2.8 për qind krahasuar me vitin 2022. Fondi nuk pret recesion as në SHBA, duke parashikuar një rritje prej 1.6 për qind.

Eurozona do të shohë një rritje prej 0.8 për qind, por me një rënie të ekonomisë më të madhe evropiane, të Gjermanisë – prej 0.1 për qind.

MARKETING