Fitojnë Shkëndija dhe Struga, ndalet Shkupi nga Gostivari

Fitojnë Shkëndija dhe Struga, ndalet Shkupi nga Gostivari

Mesditën e sotme janë zhvilluar gjashtë ndeshje në kuadër të xhiros së 16-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Shkëndija ka gjetur rrugën e fitores në kampionat, duke mundur Rabotniçkin me rezultatin 2:0. Dy golat për triumfin e kuqezinjëve i realizuan Shala dhe Totre.

Fitore ka marrë edhe Struga Trim Lum, me kampionët në fuqi që mundën në kryeqytet Vardarin me shifra 3:1. Zguro, Tairi dhe Kampaore ishin realizator të golave për struganët, përderisa për Vardarin golin e vetëm e gjeti Miloshaviq. Me barazim pa gola është mbyllur dueli shqiptar ndërmjet Gostivarit dhe Shkupit të luajtur në Strumicë.

Voska Sport u mund në shtëpi me rezultat bindës 0:3 nga Tikveshi, ku një golpër skuadrën nga Kavadari e shënoi edhe shqiptari, Edis Spahiu.

Në dy takimet tjera, Makedonija Gjorçe Petrovi mundi Sileksin me shifra minimale 1:0, ndërsa Brera Strumica – Bregallnica u mbyll me barazim 1:1. /SHENJA/

MARKETING