Firmino e njofton trajnerin Klopp se në fund të sezonit largohet nga Liverpooli

Firmino e njofton trajnerin Klopp se në fund të sezonit largohet nga Liverpooli

Roberto Firmino ka vendosur të largohet nga Liverpooli pas tetë viteve qëndrim në Anfield.

Sulmuesi brazilian është transferuar te gjiganti anglez në verën e vitit 2015 nga Hoffenheim për 41 milionë euro dhe ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për The Reds.

Por kur është futur në vitin e tij të fundit të kontratës, Firmino ka vendosur të largohet si futbollist i lirë në fund të këtij sezoni.

31-vjeçari i ka konfirmuar sot trajneri Jurgen Klopp se nuk do ta vazhdoj kontratën dhe se do të largohet në qershor nga Anfield si lojtar i lirë.

Ka qenë gazetari i Sky Sports, Florian Plettenberg që ka raportuar se Firmino i ka kumtuar lajmin e largimit trajnerit Klopp.

Por sulmuesi brazilian ende nuk ka vendosur për skuadrën e tij të re dhe tani do t’i shqyrtojë të gjitha ofertat.

Liverpooli është vetëm skuadra e dytë në Evropë për Firminon, teksa braziliani më parë kishte luajtur në Gjermani për Hoffenheimin për një periudhë katër vjeçare.

Inter, Juventus, Atletico Madrid, Barcelona dhe Borussia Dortmund janë skuadrat që kanë shprehur interesim për sulmuesin brazilian. /

 

MARKETING