Filluan punimet për vendosjen e ndriçimit publik në rrugën “Metodija Mitevski”
Në rrugën “Metodija Mitevski” në Fushë Topanë kanë nisur punimet për vendosjen e ndriçimit publik, si pjesë e një projekti infrastrukturore të financuar nga Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit të Komuna e Çairit, projekti përfshin disa rrugë në këtë pjesë të komunës dhe synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe të sigurisë për qytetarët.
Ekipet në terren po realizojnë ndërhyrjet e nevojshme për vendosjen e rrjetit elektrik dhe përgatitjen e infrastrukturës së re të ndriçimit publik.
Komuna bën të ditur se ndriçimi publik vendoset si pjesë e fazës përfundimtare të çdo projekti rrugor, me qëllim që çdo investim të përmbyllet në mënyrë funksionale dhe të jetë plotësisht i gatshëm për përdorim nga banorët.

