Filipçe për gjashtë muaj Qeveri: Pasiguria ekonomike, partizim dhe uzurpim i gjyqësorit
Me rastin e gjashtë muajve të punës së Qeverisë, LSDM-ja opozitare sot në një konferencë për shtyp kritikoi politikat e koalicionit aktual në pushtet, para së gjithash në ekonomi dhe në gjyqësor.
Fakti që Artan Grubi u largua nga vendi ashtu siç u largua dhe pati njoftime të diskutueshme nga qeveria na jep të drejtën të mendojmë se ishte rregulluar. Ne e dimë se kamerat nuk funksionojnë me bateri. Qytetarët e dëgjojnë dhe e dinë këtë. E kemi theksuar vazhdimisht se ka problem se si funksionon kufiri me Kosovën, ka thënë lideri i LSDM-së, Venko Filipçe në një konferencë për media për dyshimet rreth arratisjes së ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga vendi.