Filipçe: Do dorëzojmë ligj që paga minimale të jetë 450 euro!
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka deklaruar sot se ata do të dorëzojnë ligj për rritjen e pagës minimale në 450 euro.
Ai tha se VMRO DPMNE-ja dëmton ekonominë dhe në mënyrë joekonomike shpenzon buxhetin.
“Ky paralajmërim dhe ndryshim i ligjit do të thotë se vendosim nen të ri në suazat e asaj se si formohet paga, do të thotë, me nenin e ri të ndryshimit, propozojmë paga të rritet për 12,3% kurse më tej metodologjia dhe përllogaritja të mbetet e njëjtë. Kjo do të thotë se paga prej marsit të vitit të ardhshëm do të nis nga kjo shumë që ne sot e propozojmë kurse do të ishte pagë e nëntorit që do të paguhej në dhjetor”, ka deklaruar Filipçe.