Aksident tragjik në autostradën Kumanovë-Shkup, dy të vdekur dhe tre të lënduar

Aksident tragjik në autostradën Kumanovë-Shkup, dy të vdekur dhe tre të lënduar

Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë rreth orës 21:35 në autostradën Kumanovë–Shkup, pranë Agino Sellës.

Në aksident u përfshinë një “Mercedes”, i drejtuar nga një 65-vjeçar nga Shkupi, dhe një “Opel Corsa”, që drejtohej nga një 27-vjeçar.

Dy pasagjerë të “Opel Corsa”-s, 49 dhe 71 vjeç, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën. Njëra prej të plagosurave është në gjendje të rëndë.

Shoferi i “Mercedesit” është ndaluar nga policia. Hetimet për aksidentin vijojnë.

MARKETING