FIFA konfirmoi 12 stadiumet për Botërorin e klubeve në vitin 2025

FIFA konfirmoi 12 stadiumet për Botërorin e klubeve në vitin 2025

FIFA ka konfirmuar 12 stadiumet që do të presin ndeshjet për Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet verën e ardhshme. Turneu, i planifikuar të fillojë më 15 qershor, do të zhvillohet në SHBA dhe tashmë ka ndezur polemika për formatin e tij. SHBA, që gjithashtu do të presë e Kupës së Botës në vitin 2026 së bashku me Meksikën dhe Kanadanë, do të ofrojnë 12 stadiume për turneun.

Rreth 32 skuadra do të garojnë në 63 ndeshje në 12 impiante për të fituar titullin e kampionëve të Kupës së Botës për Klube. Stadiumet e zgjedhur shkojnë nga kapacitete prej 20,000 vendesh deri në 88,500.

Gjashtë stadiume të NFL do të përdoren nga bota e futbollit këtë verë, duke përfshirë dy super stadiume prej 1.2 miliardë sterlinash. Stadiumi më i madh do të jetë ai ikonë Rose Boël në Kaliforni.

Ish-stadiumi olimpik ka një kapacitet prej 88,500 vendesh dhe ka mbajtur një rekord prej 106,869 tifozësh në të kaluarën.

MARKETING