Fidan: Turqia historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë

Fidan: Turqia historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë

Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, ka deklaruar se Türkiye është një vend që historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, raporton Anadolu.

Kryediplomati turk ishte i ftuar në redaksinë e editorëve të Anadolut, ku ka folur për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit dhe raportet me Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë.
Fidan u shpreh se në rajon vërehet edhe rëndësia e lidershipit të presidentit Recep Tayyip Erdoğan.
Ai foli për rolin e rëndësishëm që ka Türkiye në Ballkan si dhe për vizionin e Ankarasë zyrtare për të ruajtur paqes dhe stabilitetit në rajon, në mënyrë që të mos përsëriten vitet e 90-ta.

“Ne jemi një vend që historikisht e kemi mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Fidan, duke shtuar se sa i përket Bosnjë e Hercegovinës, Türkiye çdoherë do të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi, siç ka bërë deri tani.

Në anën tjetër qëndron Serbia, u shpreh Fidan, duke theksuar se Türkiye ka marrëdhënie të mira edhe me shtetin serb.

“Të kesh marrëdhënie vëllazërore me BeH-në dhe Kosovën, që është obligimi ynë historik, por të vendosësh marrëdhënie të mira edhe me Serbinë, është reflektim i lidershipit të fuqishëm politik”, shtoi ai, duke ritheksuar se mbështetjen për mëvetësinë e Kosovës dhe BeH-së.

MARKETING