Fidan: Po ndërmarrim hapat e nevojshëm për të zgjidhur çështjen e sanksioneve CAATSA

Fidan: Po ndërmarrim hapat e nevojshëm për të zgjidhur çështjen e sanksioneve CAATSA

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha të premten se Turqia “po ndërmerr hapat e nevojshëm” për zgjidhjen e çështjes së sanksioneve CAATSA (AKTI për Kundërshtimin e Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve) me SHBA-në, transmeton Anadolu.

“Ne po ndërmarrim hapat e nevojshëm për t’i zgjidhur këto çështje. Shpresojmë që së shpejti të arrijmë një përfundim. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem”, tha ai në një intervistë për TRT.

Fidan tha se koncepti i ndarjes së barrës në NATO “ka pushuar së qeni thjesht një koncept dhe tashmë është shndërruar në një politikë të zbatueshme”.

Ai shtoi se marrëveshjet në fushën e industrisë së mbrojtjes brenda aleancës janë “jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e industrisë sonë të mbrojtjes”.

Ministri i Jashtëm turk tha gjithashtu se “një zgjidhje mund të arrihet deri në fundjavë për të eliminuar dallimet” lidhur me kalimin përmes Ngushticës së Hormuzit, në dritën e tensioneve të fundit të rritura mes SHBA-së dhe Iranit.

MARKETING