FFM prezanton fanellat e reja të ekipit përfaqësues

FFM prezanton fanellat e reja të ekipit përfaqësues

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe partneri teknik JAKO prezantojnë fanellën e re të ekipit ‘A’ të futbollit. Dielli i veçantë i theksuar në gjoksin e lojtarëve pasqyron energjinë dhe krenarinë e Maqedonisë në mënyrë moderne. Dizajni i fanellës së re i mbetet besnik trashëgimisë së futbollit vendor, ndërsa fanella rezervë në ngjyrë të bardhë dhe të verdhë është një tjetër interpretim i dizajnit për lojtarët dhe tifozët. Ekipi përfaqësues merr një tjetër variant të tretë të fanellave në ngjyrë të errët që thekson më shumë diellin dhe krenarinë e vendit. “Jam jashtëzakonisht krenar që kam privilegjin të vesh fanellën e bukur të Maqedonisë. Mezi pres të vesh fanellën e re që ndjek traditën e njohur. Fanella jonë me diell është ndër më të njohurat dhe jam i sigurt se do të jetë shumë e pëlqyer nga tifozët tanë”, ka thënë kapiteni i përfaqësueses, Stefan Ristovski. Reprezentuesit do ta veshin fanellën e re të përfaqësueses së Maqedonisë në ndeshjen e parë të eliminatoreve për Kampionatin Evropian të vitit 2024 kundër Maltës këtë të enjte që do të luhet në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

MARKETING