Fetai: T’i ruajmë vlerat tradicionale familjare
Në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup u mbajt manifestimi qendror në Maqedoninë e Veriut me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku besimtarët muslimanë mbushëm hapësirat e brendshme dhe oborrin e xhamisë.
Në programin e organizuar nga Bashkësisë Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut, para faljes së namazit të Bajramit u kënduan pjesë nga Kurani, si dhe ilahi në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake.
