Fetai: Aleanca për Shqiptarët vazhdon punën në qeveri

Përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët (ASH-Taravari), Arben Fetai, deklaroi se partia e tij mbetet pjesë e qeverisë dhe se puna në ekzekutiv vazhdon në mënyrë të pandërprerë.
“ASH është në qeveri, nuk ka asnjë plan për ndryshim të pozicioneve tona. Vazhdojmë punën në baza ditore, sikur nuk ka ndodhur asgjë,” theksoi Fetai.
Ai gjithashtu konfirmoi se kryeministri Hristijan Mickoski do të zhvillojë takime të ndara me partnerët e koalicionit, përkatësisht me ASH, VLEN dhe ZNAM, për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin e mëtejshëm brenda qeverisë.