Ferhan Hasani qetëson tifozët e Shkëndijës, lëndimi nuk është serioz

Ferhan Hasani qetëson tifozët e Shkëndijës, lëndimi nuk është serioz
Processed with VSCO with m5 preset

Ferhan Hasani nuk ka ndonjë lëndim serioz. Edhe pse kapiteni i Shkëndijës u detyrua të lëshojë derbin me Shkupin, duke mos mundur të vazhdojë të luaj pas asaj goditje që mori në kokë, megjithatë ekzaminimet e detajuara të bëra sot kanë nxjerrë si përfundim që Buba nuk ka diçka serioze. Kështu që pas dy ditëve, kapiteni i kuqezinjëve do të jetë në dispozicionin e trajnerit, Qatip Osmani dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme në kampionat. Kujtojmë se skuadra tetovare gjysmësezonin pranveror e nisi me humbje, duke u mundur në derbi nga Shkupi, ndërsa takimin e radhës e luan në shtëpi kundër Pobedës.

MARKETING