FC Voska: Nuk e ndryshojmë emrin, do të vazhdojmë të luajm në Ohër!
FC Voska Sport mbrëmjen e sotme ka dalur me një reagim, duke sqaruar për opinionin sportive për lajmet e fundit rreth klubit të tyre.
Nga tabori i Voskës bëjnë me dije, se janë në process të riorganizimit të strukturave udhëheqëse, por që emri i klubit nuk do të ndryshohet dhe as vendi se ku do ti luajnë ndeshjet si vendas.
Reagimi I plotë i Voskës:
FC Voska Sport dëshiron të informojë opinionin publik dhe tifozët tanë se klubi është aktualisht në proces të riorganizimit të strukturave udhëheqëse, me synimin për të forcuar vizionin dhe ambiciet për të ardhmen.
Në këtë drejtim, dëshirojmë të demantojmë kategorikisht lajmet e pabaza që sugjerojnë ndryshimin e emrit të klubit apo të qytetit ku do të luajmë ndeshjet si vendas. FC Voska Sport mbetet krenarisht pjesë e Ohrit dhe do të vazhdojë të luajë në qytetin tonë.
Po ashtu, njoftojmë një ndryshim në stafin teknik: Safet Isler emërohet trajner i ekipit të parë, duke zëvendësuar në këtë post Seit Krekën.
Përgatitjet për gjysmësezonin pranveror i nisim me 8 janar në Ohër.
FC Voska Sport mbetet e përkushtuar për të ndërtuar një ekip të fortë dhe për të përfaqësuar denjësisht qytetin dhe tifozët tanë në çdo sfidë.