FAD me Ambasadën e RP të Kinës organizuan Mbrëmje të filmit

FAD me Ambasadën e RP të Kinës organizuan Mbrëmje të filmit

Mbrëmë në hapësirat e Fakultetit të Arteve Dramatike Shkup në organizim të përbashkët me Ambasadën e RP të Kinës organizuan Mbrëmje të Filmit Kinez. Me këtë rast u projektua filmi “Pamje e bukur”.

Të pranishmëve ju drejtuan me fjalë përshëndetëse Dekani prof. in. m-r. Besfort Idrizi dhe ET z. Zhang Zou, të cilët folën për bashkëpunimin mes fakultetit dhe ambasadës, për zhvillimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen në drejtim të këmbimin të eksperiencave, studentëve dhe kuadrit arsimor, si dhe për organizimin më shpeshtë të evenimenteve të tilla në të ardhmen.

Pas filmit, të pranishmit patën rastin të njihen me kuzhinën tradicionale kineze.

MARKETING