Eurogol i Brighton, sulmuesi japonez dhuron spektakël

Eurogol i Brighton, sulmuesi japonez dhuron spektakël

Një eurogol zhbllokoi ndeshjen Leicester City-Brighton. Ishte minuta e 27’ kur Kaoru Mitoma dhuroi spektakël në “King Power”.

Sulmuesi i majtë japonez lëvizi bukur në krah dhe gjeti trekëndëshin e portës vendase me një goditje të mrekullueshme.

Ky ishte goli i katërt sezonal në Premier League për 25-vjeçarin aziatik, ndërkohë që Brighton po lufton për të siguruar fitoren e tretë radhazi.

Avantazhi i skuadrës së De Zerbit zgjati vetëm 11 minuta, pas “Dhelprat” rikthyen baraspeshën falë golit të Marc Albrighton.