Është përfshirë nga zjarri një autobus dykatësh i NTP “Shkup” në Vodno
Është përfshirë nga zjarri një autobus dykatësh i NTP “Shkup” në Vodno. Bëhet fjalë për autobusin e linjës 25, e cila qarkullon deri në Vodno të Mesme.
“Për momentin, në pikën panoramike të Vodnos ka një autobus dykatësh të NTP-së që është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit e Shkupit po punojnë për shuarjen e tij dhe pres që shumë shpejt zjarri të shuhet. Për momentin nuk ekziston rrezik që zjarri të përhapet drejt bimësisë së afërt”, tha Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Drejtori i NTP “Shkup”, Sashe Ilievski, deklaroi për Sdk.mk se, sipas informacioneve fillestare që ka, në autobus nuk kishte pasagjerë.

