Është ngritur akuzë për punë të pakujdesshme të një kryetari komune

Është ngritur akuzë për punë të pakujdesshme të një kryetari komune

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka ngritur Aktakuzë kundër një personi për vepër penale – Punë të pakujdesshme në shërbim nga neni 353-v paragrafi 1 i Kodit Penal.

Siç bëri të ditur Prokuroria Themelore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (PTHRMV), i akuzuari, si person zyrtar – kryetar i komunës Strugë, më 31.01.2022, me vetëdije i ka shkelur rregullat ligjore për veprim me vetëdije gjatë emërimit të ushtruesit të detyrës – drejtor i shkollës fillore komunale në fshatin Labunishtë. Gjatë kësaj, ka marrë vendim dhe për ushtrues të detyrës ka emëruar një person i cili nuk ishte në radhët e të punësurave, siç është paraparë në nenin 118 nga Ligji i arsimit fillor, dhe nuk ka pasur përvojë adekuate të punës në punën edukativo-arsimore të paraparë në nenin 109 të Ligjit. Kështu i akuzuari ka mundësuar që personi të emërohet në funksion dhe t’i paguhet pagë si u.d. drejtor 19 muaj, me çka shkollës i ishte shkaktuar dëm në vlerë të përgjithshme të pagave dhe kontributeve të paguara pa bazë.

MARKETING