(VIDEO) KSHZ përfundon procesimin e ankesave, 7 vendvotime përsërisin votimin

(VIDEO) KSHZ përfundon procesimin e ankesave, 7 vendvotime përsërisin votimin

Parregullsitë zgjedhore të konstatuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, bënë që votimi të përsëritet në 7 vendvotime, në Dollnen, Strugë, Zhelinë, Ohër dhe Krushevë. Pasi KSHZ e përfundoi procesimin e ankesave, në listën e vendeve që do ta përsërisin votimeve, pas Ohrit, Krushevës dhe Zhelinës, në listë KSHZ sot shtoi edhe Dollnenin dhe Strugën, ankesa të bëra nga VMRO.

Ankesat e pranuara nga KSHZ:

Zhelinë, VV 2101 i parashtruar nga koalicioni “Vlen”

Ohër, VV 1272 i parashtruar nga koalicioni “Maqedonia jote”

Krushevë, VV 1194 dhe VV 1202 i parashtruar nga koalicioni “Maqedonia jote”

Strugë, VV 1844 i parashtruar nga koalicioni “Maqedonia jote” dhe koalicioni “Për Ardhmëri Evropiane”

Dollnen, VV 1470 dhe VV 1470/1 i parashtruar nga koalicioni “Maqedonia jote”

Kurse janë refuzuar ankesat për vendvotimet në Manastir, Resnjë, Gostivar, Dollnen, Strugë, Kërçovë, Demir Hisar, Çair, Gazi Baba, janë refuzuar ose tërhequr.

Për rezultatet e zgjedhjeve, në KSHZ janë dorëzuar 27 ankesa – nëntë nga koalicioni “Vlen”, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM dhe katër nga e Majta. Kryetari i KSHZ-së, Dashtevski, në seancën e KSHZ-së theksoi se bëhet fjalë për ankesa grupore në disa vendvotime.

Çdo palë e interesuar ka të drejtë të parashtrojë padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orësh pas vendimit të KSHZ-së, ndërsa Gjykata Administrative vendos në afat prej 48 orësh pas padisë së parashtruar. Pas vendimit të Gjykatës Administrative, KSHZ do të dalë me raport përfundimtar për rezultatet.

Reagimet e partive kanë qenë të menjëhershme, për faktin se rivotimi mund të ndikoj në ndryshimin e numrit të mandateve.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING