“Është më i miri në botë”, Xavi elozhe për Guardiolën: Gavi është një mrekulli

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez foli në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së radhës të katalanasve në LaLiga, atë në transfertë ndaj Getafes. Blaugranat janë shumë pranë titullit kampion dhe diçka e tillë e lumturon teknikun 43-vjeçar duke qenë se në garë janë edhe dy skuadrat e Madridit, Reali dhe Atletico. Nga ana tjetër, Xavi ka elozhe për Pep Guardiolën që e cilëson më të mirin në botë, ndërsa i bën qejfin edhe Gavit.

“Jam shumë i lumtur që te Barcelona e vlerësojnë punën time, flasim thuajse çdo ditë me presidentin. Kemi besim te njëri-tjetri dhe nuk e kemi problem të kuptohemi sa i përket rinovimit të kontratës. Megjithatë, fillimisht duhet të fitojmë LaLigan dhe më pas do të kemi kohën për t’u ulur dhe biseduar.

Jemi në një garë me kundërshtarë të fortë si Real Madrid dhe Atletico Madrid. Duhen merita për të qenë në pozitat ku jemi ne në këtë kampionat dhe qëllimi është ta fitojmë e të renditemi sipër dy skuadrave nga Madridi.

Gavi? Nuk do të ishte në asnjë skuadër tjetër kaq i lumtur sa është tek Barcelona, është titullar dhe mjaft i rëndësishëm në fushë. Është një mrekulli kur sheh se është vetëm 18-vjeç, e ardhmja e tij kalon nëpërmjet Barcelonës.

Guardiola? Unë e konsideroj si më të mirin në botë. Është brilant dhe mbetet numri një, kush kalon nga duart e tij mbetet i mahnitur. Unë sa kam nisur rrugën time tek Barça dhe shpresoj të ndjek gjurmët e Guardiolës, jo vetëm për veten time, por edhe për Barcelonën”, u shpreh Xavi.

 

MARKETING