Është e palogjikshme ai që i zgjedhë të mos mund t’i tërheqë, thotë Mickoski për anëtarët e Këshillit gjyqësor

Është e palogjikshme ai që i zgjedhë të mos mund t’i tërheqë, thotë Mickoski për anëtarët e Këshillit gjyqësor

Është e palogjikshme, ai që i zgjedhë të mos mund t’i revokojë, posaçërisht në kushte kur nuk ua pranon raportin për punën, thotë kryeministri Hristian Mickoski pas shkarkimit të anëtarëve të Këshillit gjyqësor, duke cekur se “i shohin të gjitha këto mundësi ligjore”, por edhe se “si Qeveri nuk do të bëjmë asgjë që është në kundërshtim me Ligjin dhe Kushtetutën”.

I pyetur për paralajmërimet për shkarkim të anëtarëve të Këshillit gjyqësor, Mickoski theksoi se “nëse vetëm kritikojmë, dhe asgjë nuk ndërmarrim, atëherë e kemi zhgënjyer besimin e qytetarëve”

“Nuk premtuam, thamë se kjo do të jetë një prej masave që do ta ndërmarrim në luftën e përmirlsimit të punës së sistemit gjyqësor-prokurorial në shtet, sepse të gjithë do të dakordoheni, kjo është në nivel ekstrem të ulët prej dy për qind. Tani ne nëse ulemi anash, dhe në publik vetëm kritikojmë, dhe asgjë nuk ndërmarrim, atëherë e kemi zhgënjyer besimin e qytetarëve, qytetarët presin aksion prej nesh”, deklaroi Mickoski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas ngjarjes për simulim të sulmit hingrid kibernetik në kasermën “Goce Dellçev”.

Raporti negativ për punën e Këshillit gjyqësor në Kuvend e hapi debatin nëse mund të shkarkohen anëtarët e Këshillit gjyqësor të zgjedhur në Kuvend. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi muajin e kaluar deklaroi se do të konsultohet me Gjykatën kushtetuese nëse ekspertë juridik konsiderojnë se është kundër kushtetuese dhe kundërligjore që Parlamenti t’i shkarkojë anëtarët e Këshillit gjyqësor të cilët janë zgjehdur në Kuvend.

MARKETING